Fillimi i takimit i kryetarit të Serbisë me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës në Zveçan është shtyrë për pak kohë pasi Aleksandar Vuçiç kishte paralajmëruar se ka një bisedë telefonike me kryetarin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njofton tanjug.
Më herët, transmeton Koha.net, Vuçiqi duke folur në Forumin e Bizneseve, kishte thënë se ka informacion se Erdogani dëshiron të flasë me të kurdo, sepse, siç tha, edhe Erdogani paraqitet menjëherë në çdo ftesë që ai ia bën nga Beogradi. (b.an)