Një ngjarje e rëndë kriinale ndodhi në fshatin Rabie të Memaliajt një ditë më parë ku një person u vra në një atentat me armë zjarri.
Viktimë mbeti 43-vjeçari Alket Muhaj. Ai u vra në tokën në pronësi të tij në fshat.
Në momentet e krimit, ai po komunikonte në telefon me gruan e tij kur i janë afruar vrasësit.
“Çfarë bëni kështu mor çuna”, kanë qenë fjalët e tij të dëgjuara në anën tjetër të telefonit nga gruaja.
Më pas u dëgjuan të shtënat dhe linja u shkëput. Gruaja e tij e alarmuar iu drejtua policisë me urgjencë.
Kur mbërritën në vendngjarje, forcat e rendit konstatuan 43-vjeçarin të pajetë.
Ai kishte marrë shtatë plumba në trup. Dyshimet janë se viktima kishte informuar policinë poër një parcelë me hashash, e asgjësuar në katër Shtator.
Për këtë, kultivuesit mendohet se janë hakmarë./a.m.