Kremlini e gjykoi sot të papranueshme akuzën ndaj pushtetit rus se është përgjegjës për helmimin në mars në Salisburi, në Angli, të ish-agjentit të dyfishtë rus, Serguei Skripal dhe të vajzës së tij Julia, për të cilën Londra konsideron si përgjegjës Valdimir Putinin.
“Të gjitha akuzat që shënjestrojnë pushtetin rus janë për ne të papranueshme”, deklaroi për median zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.
“As autoritetet e larta të Rusisë, as përgjegjësit e një niveli më të ulët (…) nuk kanë asnjë lidhje me atë që ndodhi në Salisburi”, theksoi ai.
Londra, e mbështetur nga aleatët e saj, tha sot se konsideron presidentin rus, Vladimir Putin si përgjegjës për përpjekjen për helmim të kryer në mars kundër një ish-agjenti rus që jeton në Angli, madje May kishte shtuar gjithashtu para Parlamentit se ky sulm me siguri ishte miratuar jashtë GRU-së (shërbimet sekrete ushtarake ruse), në një nivel të lartë të shtetit rus. /b.d