Janë publikuar emrat e gjyqtarëve që kandidojnë për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Mësohet se dy kandidatët janë Brikena Ukperaj, Gjykatëse në Apelin e Vlorës, dhe Luan Dervishi, gjykatës në Apelin e Shkodrës.
Këshilli i Lartë Gjyqësor është një nga institucionet e reja që do të ngrihen pas miratimit të reformës në drejtësi. KLGJ përbëhet nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve zgjidhen nga gjyqtarët e të gjitha niveleve të pushtetit gjyqësor dhe pesë anëtarë i zgjedh nga Kuvendi, nga radhët e juristëve jo gjyqtarë.
Anëtarët gjyqtarë përzgjidhen nga radhët e gjyqtarëve me integritet të lartë moral dhe profesional, ndërsa anëtarët jo gjyqtarë përzgjidhen nga radhët e juristëve të spikatur me jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesion, me integritet të lartë moral dhe profesional.
Dy anëtarë jo gjyqtarë zgjidhen nga radhët e avokatëve, dy anëtarë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, si dhe një anëtar nga shoqëria civile.
/b.d