Ngjarjet e fundit kriminale në Kurbin kanë sjellë reagimin e ashpër të deputetit të PS Gjetan Gjetani.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai ka kritikuar policinë teksa thotë se drejtuesit e saj në Kurbin janë të paaftë.
Gjetani paralajmëron se do jetë i pari që do ngrihet në protestë nëse situata nuk ndryshon.
Postimi i deputetit
Ngjarjet e fundit të ndodhura në Kurbin, më kanë shqetësuar shumë. Duke bërë që në Kurbin, mos ndihemi të sigurtë. Eksploviz, kërcënim me armë dhe vrasjen e dy të rinjëve tregon që policia ëhstë hallkë shtetërore shumë e paaftë. Kjo tregon se në Kurbin kanë sjellë oficera dhe drejtues policie të paaftë, të korruptuar dhe ordinera. Si deputet i kësaj zonë kam pas ankesa të shumtë nga qytetarët të cilat do ti ëj publike në parlament.
/a.m.