Liderët e Ligue 1 do të jenë pa sulmuesin 19 vjeçar pasi që është dënuar për goditjen që ja bëri Teji Savanier. Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe është dënuar me tri ndeshje pasi që është ndëshkuar me të kuq për shtyrjen dhe mandej goditjen e lojtarit të Nimes, Teji Savanier.
PSG fitoi me rezultat 4-2, por ishin golat e vonë të Mbappes që shkaktuan edhe një përleshje në fund të ndeshjes.
Francezi e shkeli Savanier para pushimit, përpara se ta shkele atë serish më qellim më vonë. Mbappe reagoi duke vrapuar mbi të duke e shkelur me qëllim atë në tokë, e pastaj të dy lojtarët janë larguar nga fusha me të kuq, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)