Pas sulmit ndaj banesës së prindërve, Gazetarja Klodiana Lala ka folur herë të parë në televizionin ku ajo punon, në “News24”, ku ka qenë e ftuar në edicionin e lajmeve.
Lala tha se sulmi ndaj saj ishte sulm prej burracakësh dhe barbar pasi kanë qëlluar në një banesë që kishte fëmijë brenda.
“Kush ka pasur diçka me mua le të merren me mua, por është një akt barbar, pasi ka qëlluar mbi dy fëmijë të pa mbrojtur, vajza e vogël nuk di të artikuloj një fjali se është akoma e vogël, ajo shtëpi është ndërtuar në 20 vite. Është një akt burracakësh, dhe shteti duhet t’i gjej dhe t’i vendos para ligjit”, shtoi më tej Lala në intervistë.
/b.d