Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore njofton se nga dita e nesërme do të nisë rehabilitimi në dy segmente rrugore. Segmenti i parë është Gjirokastër-Lazarat dhe segmenti i dytë është Melgushë-Mjedë, në qarkun e Shkodrës. Punimet pritet të realizohen sipas grafikut të miratuar, ndërkohë që është hartuar edhe një plan operacional të ndërhyrjes për të garantuar mbarëvajtjen e punës.
Njoftimi i ARRSH-së për ndërhyrjen në segmentin Gjirokastër-Lazarat:
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se diten e Enjte, datë 06 Shtator 2018, ne oren 07:00, do te filloje ndërhyrja për rehabilitimin e segmentit rrugor Gjirokastër – Lazarat, në kuadër të Projektit ” Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore bazuar në Rezultate”. Punimet parashikohen të realizohen sipas Grafikut të Punimeve të miratuar.
Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes per garantuar mbarëvajtjen e punës në terren. Ndërhyrja do të kryhet me segmente të pjesshme dhe levizja e mjeteve do te kryhet ne nje korsi, në mënyrë të lejimit te qarkullimit normal për automjetet.
Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe Kontraktorit të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.
ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të rehabilitimit në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur si dhe udhëzimet e Policisë rrugore në terren.
Njoftimi i ARRSH-së për ndërhyrjen në aksin Melgushë-Mjedë:
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e neserme (datë 06 Shtator 2018), në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore do të fillojë punimet per rehabilitimin e segmentin rrugor Melgushë – Mjedë. Punimet parashikohet të realizohen sipas grafikut te punimeve të miratuar.
ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor.
Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.
Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqëndruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.
Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit.
a.ç