Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka bërë të ditur se janë 33 mijë nxënës që mësojnë në klasa kolektive.
Gjatë një deklaratë për mediat, ministrja deklaroi se një pjesë e tyre do të mbyllën dhe nxënësit do të transderohen në shkollat më të afërta.
Ministria ka garantuar transportin e nxënësve dhe mësuesit nuk do të largohen nga vendet e punës.
“Klasat kolektive nuk janë një situatë e re për Shqipërinë. Eshtë e vështirë mësimi në klasat kolektive, por ne do e fitojmë këtë betejë. Opozita e quan skandal cdo reformë në arsim. Synojmë arsimim më të mirë për nxënësit. Nuk synojmë mbylljen e shkollave. Pas një studimi kemi vendosur se disa nga klasat kolektive të shkollave do të transferohen në shkollat më të afërta. Kemi garantuar transportin dhe mësuesit do të integrohen të gjithë në shkollat e tjera. janë 33 mijë nxënës që mësojnë në klasa kolektive. Kemi një plan veprimi për shkrirjen e klasave kolektive”, deklaroi Nikolla
Disa klasa kolektive do të vazhdojnë të funksionojnë, tha ministrja
Javanews/a.ç