Në Shtëpinë e misionarëve të Nënë Terezës, në Shkodër është mbajtur një meshë për nder të kremtimit të Shenjtërimit të Nënë Terezës, që daton pikërisht më 5 Shtator të 2016-ës.
Natyrisht që ngjarjet e fundit në kryeqendrën e veriut kanë zënë një vend të rëndësishëm edhe në këtë meshë, ku është bërë apel për t’u dhënë fund vrasjeve tronditëse.
“Sot nuk e kam një apel për qeverinë, sepse ajo do të gjykohet ditën e zgjedhjeve, por e kam për ata që vrasin, marrin një jetë. Ju mund t’i shpëtoni policisë, drejtësisë, mund të jeni të lirë pas një krimi, por mos harroni se ka një Zot që nuk fal marrjen e një jete”, deklaroi dom Artur Jaku.
Ai e vijoi fjalën e tij, duke thënë se dhuna, terrori e vrasjet duhet të ndalen në Shkodër, duke theksuar se Nënë tereza nuk do ta donte këtë./a.m.