Grupet shqiptare janë bërë mbizotërues edhe në trafikimin e emigrantëve nga Evropa drejt ishullit britanik.
Këto grupime, janë të organizuara në disa vende evropiane diuke siguruar transportin kundrejt shumave të mëdha.
Së fundi, polciia italiane ka finalizuar një operacion përmes të cilit ka shkatërruar një bëndë trafiku. Grupi kishte krijuar një “urë” mes Italisë dhe Anglisë, për tu lejuar qytetarëve shqiptarë që të mbërrinin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.
Policia italiane bën me dije se 8 persona u arrestuan në Romë, mes tyre shqiptarë dhe italianë, gjatë një operacioni të koduar “Toëer Bridge”.
Shqiptarët e arrestuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure. Ata akuzohen për trafik klandestinësh dhe falsifikim dokumentesh. Operacioni u kurorëzua në bashkëpunim mes policisë italiane dhe asaj britanike./a.m.