Gjykata e Tiranës ka vendosur që kujdestaria e fëmijëve të gjykatëses së vrarë Fildez Hafizi nga ish-bashkëshorti t’i kalojë tezes së tyre.
Fadil Kasemi, i cili tashëm është në pritje të dënimit për vrasjen, i është hequr kujdestaria.
Ka qenë gjyqtarja Farie Bundo e cila ka pranuar padinë e motrës së ish-gjyqtares Hafizi dhe ka dhënë vendimin.
Kujtojmë se Hafizi u vra gushtin e kaluar nga ish-bashkëshorti i saj Kasemi në afërsi të zonës së Xhamllikut.
Ajo punonte prej disa vitesh si gjykatëse në Shkodër.
a.ç