Kryeparlamentari Ruci iu eshte pergjigjur akuzave te Bashes se Kuvendi eshte ‘fole krimi’.
Kreu i Kuvendit deklaroi se Kuvendi eshte vete sovrani
“Kuvendi nuk mund të konsiderohet “fole” kriminelësh. Kuvendi në çdo vend është sovrani që e ka prurë aty sipas Kushtetutës dhe ligjeve. Kush ka vlerësime të veçantë për individë të veçantë ka organe përkatëse dhe legjislacion që bën vlerësimin apo ndëshkimin e tyre”, deklaroi Ruci
Kreu i parlamentit pati edhe nje keshille per opoziten sa i perket opsionit te djegies se mandateve
“Djegien e mandateve nuk e kam dëgjuar, kam dëgjuar tezën e marrëdhënie të kushtëzuara apo bojkot. Para këtij sesioni ka pasur zëra të veçantë për djegien e mandateve. Nga përvoja e gjatë politike më rezulton se për çdo forcë politike nuk ka bërë vaki për herë të parë, nuk janë djegur mandatet. Por ka gjithmonë një herë të parë, nuk e këshilloj këtë, por më rezulton si termi kushtëzim që unë e kam përdorur ashtu si bojkotin, apo edhe djegia e mandateve kanë qenë të diskutuara dhe nga opozita ime e dikurshme. Më rezulton se efektiviteti i një opozitë është lufta dhe përpjekja brenda sistemit, jo jashtë”, deklaroi Ruci
Javanews/a.ç