Anglia ka rregjistruar verën më të nxehtë ndonjëherë, me një temperaturë mesatare prej 17,1 gradë Celcius nga qershori deri në Gusht, njoftoi sot parashikimi kombëtar i motit.
Zyra Meteorologjike tha se “temperaturat e verës në Angli kaluan mesataren e 17 gradë Celcius që ishte vendosur në vitin 1976, por mesatarja në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut mbetën nën nivelet rekord”.
Madje edhe temperatura mesatare e Britanisë së Madhe ishte 15,8 gradë Celcius gjatë këtyre tre muajve, duke bërë që vera e vitit 2018 të jetë në një nivel me ato të viteve 1976, 2003 dhe 2006 që janë më të nxehtat që kur kanë filluar rregjistrimet meteorologjike në vitin 1910.
/b.d