Kreu i ekzekutivit ka komentuar sot mbledhjen e opozitës në Shkodër.
Përmes rrjetev sociale, Edi Rama shprehet se politika duhet të mësohet edhe me mungesën e opozitës.
Kjo, pasi sipas Ramës, opozita mungon atje ku duhet.
“Kur duhet të jetë në Tiranë, shkon në Shkodër. Kur duhet të hyjë në zgjedhje, futet në çadër.
Kur duhet të shkojë në punë, rrotullohet në gjumë. Kur humbet, shpall fitoren.
S’kemi ç’i bëjmë, duhet të bëjmë dhe pa të. #EgjitheVemendjatekNjerezit” – shkruan Rama në Twitter.