Dhuna në familje është një fenomen me përmasa masive.
Çdo ditë policia raporton me dhjetëra raste ndërhyrjeje ku viktima janë kryesisht gratë.
Por, edhe këto të fundit shpesh herë janë në rolin e agresorit.
Një rast i tillë është regjistruar nga policia e Durrësit, në fshatin Kullë.
Një 36-vjeçar ka kërkuan ndihmë pasi dhunohej nga ish-bashkëshortja e tij 10 vite më e madhe.
Policia ka pajisur me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje shtetasin me inicialet M.Q.
Ndërkohë, u procedua penalisht 46-vjeçarja me inicialet L.U., banuese në fshatin Kullë.
/b.d