Policia e Kukësit ka arrestuar një shtetas kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tij, në shtetin Italian.
Në pranga u vu shtetasi B. B, 54 vjeç, banues në Kosovë.
Gjatë përpunimit të dokumentacionit, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Italia.
Gjykata e Apelit/Milano, ka lëshuar ndaj tij urdhër “Arrestin” ndërkombëtar, më datë 17.12.2004, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Në përfundim të veprimeve hetimore Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimi në shtetin Italian si dhe referuan materialet për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.
a.ç