TIRANE – Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, foli për gazetarët pas përfundimit të konferencës së kryetarëve.
Duke iu pergjigjur ankesave te opozites, Manja ka ironizuar, duke thene se iu duk sikur sapo ishin kthyer nga dasma.
Manja tha se kalendari 3-javor do t’i paraqitet seancës paralementare sot në orën 17.00. Ai gjithashtu bëri me dije që një ndër projektligjet më të rëndësishme është dhe dekreti i Presidentit për Teatrin, madje lajmëroi edhe datën.
“Miratimi i kalendarit 3-javor, do t’i paraqitet seancës në orën 17:00. Një ndër projektligjet është dhe dekreti i Presidentit për Teatrin, për të cilin do të vendoset në seancën e datës 20 shtator. Nga ana e opozitës u paraqitën shqetësimet e bëra publike dhe gjatë muajve të verës. M’u duk sikur kishin ardhur nga një dasëm meqë dje ishte e dielë se vazhduan me ritmin e sesionit të kaluar,” tha Manja.
a.ç