Dennis Rader është një nga vrasësit serial më të frikshëm në botë.
Brenda 17 vitesh, në një periudhë kohore nga viti 1974 deri në 1991, ai vrau 10 persona.
Rader i shpëtoi policisë për dekada me radhë dhe u zbulua vetëm në vitin 2005, kur dhe u arrestua.
Ai është dënuar me 10 dënime me burgim të përjetshëm dhe sot është 73 vjeç.
Së fundmi ka dalë edhe një rrëfim i tij, dhënë pak pas arrestimit, ku tregon se çfarë e shtynte të vriste.
“Si mund një djalë si unë, anëtar i kishës, të dilte dhe të bënte ato gjëra?
Unë dua që njerëzit e Sedgëick County, Shtetet e Bashkuara dhe bota të dinë se jam një vrasës serial.
Unë personalisht mendoj, dhe e di që nuk është shumë e krishterë, por unë në fakt mendoj se është një demon që është brenda meje.
Në një moment dhe kohë, më hynte kur isha i ri. Dhe në thelb më kontrolloi”, i tha ai një gazetari lokal.
Kur u pyet nëse kishte ndonjë ndjenjë për dhjetë viktimat e tij, Rader u përgjigj: “Unë kam shumë ndjenja për ta.”
Rader, i cili ishte ish-udhëheqës i kishës dhe i fshehu vrasjet e tij nga gruaja e tij dhe dy fëmijët, gjithashtu zbuloi në intervistë se ai filloi të vinte re anën e tij të errët pas klasës së tetë.
Ai më parë ka thënë se epshi dhe dëshira për famë dhe fuqi e detyrojnë të vriste.
Rader ka treguar se kishte në plan të vriste një viktimë të 11-të, duke e varur me kokë poshtë në shtëpinë e saj.
Por, ai u arrestua para se të vinte në zbatim planin e tij për vrasjen e 11-të./a.ç
(VIKTIMAT)