Një anije mallrash e zhdukur thuajse dhjetë vite më parë, u rishfaq në det javën e kaluar në ujërat e Myanmar. Në bordin e saj nuk kishte asnjë ekuipazh apo mall. Gjithçka si një film horror.
Anija e madhe prej 177 metrash u gjet nga një grup peshkatarësh të zonës, jo shumë larg qendrës tregtare Yangon.
Por pas disa ditë hetimesh u zbulua misteri, anija Sam Ratulangi PB 1600, me flamur indonezian, ishte nisur fillimisht për tu çmontuar në një zonë të Bangladeshit.
Më tej pas një defekti që pësoi dhe prej kohës së keqe, u braktis në det të hapur.
Anija u gjet pa ekuipazh, pasi 13 anëtarët e braktisën mjetin për shkak të motit të keq dhe që atëherë nuk mundën ta gjejnë më, shkruan noa.al. Për herë të fundit anija ishte parë në vitin 2009.