Nga Zamira Çavo
Nën presion interesash ose jo, aleanca PD-LSi nuk mund të jetë aleancë që do të funksionojë. Nuk bëj aspak Kasandrën, por me një vështrim empirik të realiteti cilido që largon nga sytë perden e militantit mund ta analizojë.
1- Partia demokratike gjatë gjithë përiudhës së saj opozitare nën drejtimin e Bashës, nuk ka arritur qoftë edhe një fitore politike. Kjo dëshmon për paqartësi, mungesë programi dhe mangësi të theksuara organizative.
2- Z Basha si lider i kësaj partie nuk ka asnjë cilësi që të inspirojë, apo të krijojë besim tek përkrahësit. Diskursi I tij politik është I vakët, pa thelb dhe shpesh I ngjan një aktori amator që aktron pa e kuptuar përmbajtjen e asaj që reciton.
3- Të rinjtë e partisë demokratike janë një kopje e keqe e kryetarit që sa herë dalin para kamerave aq herë dëshmojnë paaftësinë e tyre politike dhë narcizmin e tyre social.
4- Lëvizja socialiste për integrim, hyn në këtë aleancë me një histori të qëndrushme tradhëtish politike. Kjo e bën këtë parti të pabesueshme në aleanca politike dhe pse interest mund ta kërkojnë një të tillë. LSI është gjithnjë në “lëvizje” për të kërkuar partner që I garantojnë asaj qëndrimin në politikë, ndaj fate mirë me një oefrtë “kërcënuese” ajo mund ta lerë në baltë PD-në në momentin kulmor.
5- LSi e ka të domosdoshme të shfaqet si aktore kryesore e politikës, pasi lidershipi I saj është në vëshirësi ligjore. Si e tillë LSI I intereson rrëmuja dhe “mosbindja civile”. LSI e vetme nuk arrin të ngerejë as siparin e shfaqes politike ndaj I duhet detyrimisht një parti e madhe. Kjo do të thotë se LSI kërkon me ngulm të përfshijë PD-në në rrugën e saj por jo për të realizuar qëllimet e përbashkëta të opozitës por për tu bërë “factor I rëndësishëm” politik në kohen e reformave të mëdha, duke siguruar të ardhemn e saj politike.
6- Partia Demokratike e nxitur nga z Berisha, mik besnik I ish liderit të LSI-së, mesiguri do të bjerë në kurthin e LSI-së duke humbur edhe njëherë vlerat e saj opozitare.
7- Diskursi politik I lidershipit të LSI_së është jo vetëm acarues por edhe destabilizues për vendin dhe kjo nuk mund të dakordësohet me vullnetin popullor I cili është lodhur me trazira, djegje e shkatërrime. Ndaj me sondazhe të kryera rezulton se dalja publike e lidershpit të LSI-së në publik ose shkakton irritim dhe përbuzje ose qeshje e humor pafund.
8- Aleanca PD-LSI nuk ka gjetur dot kalin e betejës politike. AS Z Basha e as Zj Kryemadhi nuk janë në kushte të flasin për “luftë kundër korrupsionit” apo “krimit të organizuar” apo kapjes së shtetit. Të dy këta në sytë e opinionit publik më së pari duhet të japing llogari për cka I kanë bërë këtij vendi dhe këtij populli. Ndaj aleanca është kështu pa vizion.
9- Politikisht të dy lidershipet e kanë të qartë se z Rama nuk mund të rrëzohet me dhunë dhe aq më tepër me “rrëmuja” që fshehin synimet e vërteta. Pra qëllimi nuk është rrëzimi real I Ramës, por krijimi I tymnajave që garantojnë jetëgjatësinë në politikë të atyre që duhet të dalin para drejtësisë sa më parë.
10- Së fundmi është fatkeqësi për vendin që opozita politike shqiptare përfaqësohet nga një aleancë e tillë e cila mund ta mbajë në pushtet z Rama, sa ti dojë qejfi këtij të fundit! Duket se ka ardhur koha për daljen në skenë të një opozite reale njerëzish të ndershëm që e duan vendin dhe popullin! Unë shpresoj dhe besoj se brezi I djemve e vajzave që kanë parë botën demokratike, që janë arsimuar aty së bashku me djem e vajza të Shqipërisë së vërtetë ( dhe jo paramilitarë si LSI-stat e “vegjel”) mund ta bëjë vendin dhe ti japing popullit një elitë të re politike!