Pas ngjarjeve kriminale të ditëve të fundit, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një mbledhje me strukturat më të larta drejtuese të Policisë së Shtetit dhe dikasterit që ai drejton.
Mësohet se Xhafaj ka bërë një “shkundje” të zyrtarëve të lartë të policisë nga të cilët ka kërkuar rezultate në luftën kundër krimit të organizuar.
Xhafaj inkurajoi policinë për hetime të thelluara për çështjet kriminale. Burimet bëjnë me dije se mbledhja u thirr pas vrasjes në Shkodër dhe sulmit me armë në banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala.
Lidhur me këto çështje, Xhafaj kërkoi hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm./a.m.