SHKODËR-Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në periferi të qytetit të Shkodres.
Viktima është Arjan Ferracaku 31 vjeç, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se është qëlluar me pistoletë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Arjan Ferracaku është gjetur i pajetë pranë një makine të braktisur.
Zona ku është gjetur viktima është në Livadhe, e njëjtë ku janë gjetur më parë disa mjete të djegura që janë përdorur nga autorët për disa ngjarje kriminale.
Zona është rrethuar nga forca të shumta të policisë dhe FNSH-së. Familjarët e viktimës nuk kanë lejuar gazetarët që të afrohen pranë vendit të ngjarjes.
a.ç