Gjobat ndaj drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit nuk do të jenë më me blloqe, por të dixhitalizuara.
Lajmin e dha vetë kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me ministrat në Vlorë, ku u diskutua mbi bilancin e sezonit turistik.
“Çdo vrasjë është një lajm i keq që sjell shqetësim. Por po të krahasojmë shifrat, nuk ka të krahasur. Kemi ende për të bërë edhe për sigurinë. Do kalojmë në një fazë tjetër të kontrollit të dixhitalizuar në rrugë. Gjobat nuk do jenë më me blloqe, por të dixhitalizuara”, tha Rama
Javanews/a.ç