Pas sulmit në banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala, dhjetëra gazetarë janë organizuar në një protestë e cila është mbajtur përballë Kryeministrisë.
Në të merrnin pjesë njerëz nga i gjithë spektrit mediatik të cilët njëzëri kanë shprehur mbështetjen e tyre për gazetaren.
Ata kanë dhënë mesazhe se nuk do të dorëzohen me gjithë sulmin ndaj koleges së tyre.
Gazetarët i kanë bërë thirrje institucioneve shtetërore të zbardhin sa më parë ngjarjen dhe të çojnë autorët para drejtësisë.
Të pranishëm kanë qenë jo vetëm kolegët e Lalës, por edhe ish-ministra si Gazmend Bardhi apo kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi.
/b.d