Limos Dizdari, një ndër kompozitorët më të njohur shqiptarë, mund të konsiderohet tashmë në të gjitha aspektet si një banor i Ksamilit. I përfshirë në politikën aktive në vitet ’90, ai ka zbuluar një copë parajsë njëzet vjet më parë dhe që atëhere vijon të besojë se është më mirë t’i qëndrosh larg rrëmujës, hipokrizisë dhe falsitetit të Tiranës. Një marrëdhënie komplekse të cilën ai e shpjegon më së miri në intervistën e mëposhtme që dha për Javanews, së bashku me konsideratat për muzikën, artet e kulturën në përgjithësi.
- Zoti Limos, pyetja e pare lidhet domosdoshmerisht me vendin e banimit qe ju keni zgjedhur prej vitesh. Dikush mund te pyese, se me cfare e mbush diten njeri nder muzikantet me te medhenj te vendit, ne nje vend qe mund te konsiderohet per nje moment si nje “cep i humbur” i Shqiperise?
– Vendi qe kam zgjedhur per te jetuar eshte shume i bukur dhe nuk hoqa shume per ta gjetur. Gjithe vendi yne eshte shume i bukur. E veshtire eshte te percaktosh qellimin dhe interesin per kontributin tend social qe kerkon te realizosh.
Nuk do te isha dakort me perkufizimin jo fort te gjetur…”cep i harruar “, por do te preferoja perkufizimin e Mitrush Kutelit, qe do te thoshte…”ne nje cep te Ilirise se poshtme “, ku, se bashku me Adrianen, te sherbenim, si nje vlere dhe argument i shutar, per njerezit, ambjentin dhe komunitetin e kesaj zone te mbipopulluar, si nje angazhim profesional e intelektual per te gjithe.
Ditet, edhe per mua, jane njesoj si ne te gjithe Shqiperine, ndryshimin e bejne vetem, cilesia e ajrit, peisazhi natyror. Dhe, mbi te gjitha: Qellimi qe i ke vene vetes tende ne ate shumeditesh qe quhet “jete” – ne Ksamil.
- … nuk ka ndryshime te tjera ..?
– Une fola per çfare eshte mire e me mire. Mos ndoshta Ju me pyesni çfare eshte keq e me keq. Kur je ne Ksamil, ne Valbone, ne Skrapar apo ne Belsh etj., nuk eshte njelloj si kur je ne Tirane, Korçe, Shkoder apo ne Vlore. Pyetja shtrohet: a kane te drejte banoret e Ksamilit te ndjehen si te barabarte, diku a ne diçka, si te gjithe banoret e tjere te metropoleve?
Edhe savanat afrikane, ashtu te zhuritura nga dielli pervelues, zbukurohen kur tek- tuk, gjendet ndonje akacie, me gjethet e te cilave ushqehen xhirafat, ndersa me ato kafshe te larta, te bukura e aristokrate, afrikanet mburren. A nuk eshte keshtu?!
Besoj se keshtu duhet te ndodhe edhe me njerezit. Kudo ku jetojne, ata duhet te kene diçka, me te cilen te veçohen nga te tjeret, a te mburren.
- Pse shkuat pikerisht ne Ksamil?
– Fillimisht, qe ne kohen e sistemit komunist, kerkova qe ne Teatrin e Kukullave te mund ta ndertoja e te ishte funksional, edhe si Teater per muziken e dhomes. Dhe bera propozimin qe, me kohe, te ngrija edhe nje muze per Parlamentin shqiptar, duke nxituar te them se: anetare te tij kane qene: Noli, Avniu, Mjeda. Nuk fola me per propozimin e fundit, qe e bera me gjysem zeri.
Si per çudine time, Kryetari i Komitetit Ekzekutiv, Jashar Mezenxhiu, me tha:- Hajde te shkojme se bashku ta shohim. U befasova nga ky qendrim i atij njeriu te qeshur e dashamires. Pastaj me pyeti se sa leke ke menduar te kerkosh. Shume i ndrojtur, i kerkova nje shume modeste, rreth 250 – 300 mije leke te vjetra. E çfare do te besh me to? – me pyeti. Fola per çatine e saj, per sistemin elektrik…banjat dhe per ndonje orendi me specifike, per rolin qe ky Teater do te kryente. E, me posaçerisht, per nevojen e karrigeve, qe kerkonin nje nderhyrje. Pastaj ai tha se riparimet do t’i bente komunalja dhe veç atyre, premtoi se do jepte jo 250 mije leke, por 500 mije leke. Jo te vjetra, por te reja.
Entuziazmin e kisha shume te madh dhe ate e ndava me Ibrahim Madhin, Robert Radojen dhe me Muharem Denisin. Te gjithe muzikantet u entuziazmuan. Ky gezim zgjati pak. U gjend dikush, qe ne kete kuti me boje te bardhe, te hidhte, jo nje pike, por shume boje te zeze. Pak vite me vone erdhi liria e vertete e demokracise…Gati-gati iu luta Kryeministrit F. Nano, por nuk degjoi. Po keshtu, vazhdova edhe me Kryeministrin E.Rama. Madje, shkoi edhe me keq. Kur me zgjodhen Kryetar te Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve, me nje grup prej tyre, kerkuam te na jepej Kalaja e Vasiliqise ne Himare, per nje administrim artistik. Por, siç mora vesh nga nje aviator helikopteri, z. Nano ia kishte premtuar Berluskonit.
Kurre nuk mora vesh sepse edhe Berluskoni nuk mori gje.
Insistues ne endrren time, pranova te vija ne Ksamil, qe e gjeta teresisht te shkate-rruar. Megjithate, edhe pse kemi hequr keq, nuk jemi penduar.
Ka nga ata qe me quajne te guximshem. E vertete eshte. Une atje bej pjese, por si une ka edhe shume te tjere. Ata qe bejne komplimenta te tille, i llogaris si frikacake e dembelë.
- A mund ta shtjelloni me mire kete ide qe hodhët pak me pare?
– Dakort… Po riprodhoj nje dialog te shkurter me nje burre rreth te 50-ave, qe u be ne Sarande, para pak ditesh e qe nuk njihesha. Ai me pyeti: Pse ike ne Tirane, ti ke bere pune te mira per Saranden dhe te donin…I zene ngushte, u pergjigja thjeshte:
– Me kerkoi Tirana. Siç duket, isha i nevojshem per atje.
– Po pse nuk e kundershtove, se me siguri do ta kishin anulluar kerkesen….
– Me sa duket, nuk e mendova mire…
– Mos ndoshta te kish ikur mendja…?..diçka te tille…
Ky muhabet behej te shkallet e Sarandes, afer Gjykates se rrethit, kur altoparlanti i saj lajmeronte: Limos Dizdari, si i paditur ne gjykate, ne salle…
- Çfare gjyqi, pse i paditur???!!
– Pse nuk e dini…!! Mund te akuzohesh edhe pse kerkon te zbatohet ligji…Kam 18 vjet, qe e kerkoj ate zbatim. Edhe vete ligji, ka 20 vjet qe lutet te zbatohet…Ka me shume se 40 vjet, qe Ismail Kadare thoshte: dhe e gjitha kjo ndodhi, se asaj i rrinte shume mire pardesyja.
Keto m’u kujtuan ne ate moment. Ndoshta edhe melodia me ato vargjet qe kendon Edi Rama…zhurme…zhurme…sa shume zhurme…Mund te me sherbenin si nje filxhan, me çaj kamomili,
- Le te kthehemi tek arti, me nje pyetje paksa skematike. Me çfare po merreni aktualisht?
– Kam perfunduar nje operete per femije me teme “ORET”, me libret te nje krijuesi nga Saranda. Kam aplikuar ne Ministrine e Kultures per te bere te mundur realizimin skenik te kesaj vepre. Kete kerkese, e perseritem dy here. Ajo nuk kishte mundesi te akordonte me shume se 27 % te nje shume, matane modestes, qe kishim kerkuar per realizimin e asaj vepre. Rekomandimi qe na erdhi ishte qe t’i drejtoheshim biznesit vendas. Ketu nuk paguan njeri.
E falenderuam dhe e mbyllem me kaq.
Kam dashur te bej nje festival per femije dhe jam pregatitur per te. U jam drejtuar kolegeve te mi kompozitore e poete, te cilet me jane pergjigjur me krijimet e tyre te reja. Perfitoj nga rasti te falenderoj koleget: Nexhmedin Doko, Edmond Zhulali, Josif Minga, Agim Reza, Agim Krajka, Adrian Hila, Adem Daci etj.,etj., krijues nga Permeti, Delvina apo Tepelena, si dhe posaçerisht poetet e qytetit te Sarandes, shume te gatshem per te dhene kontributin e tyre per realizimin e ketij festivali. Ky projekt ka ngelur pezull.
Po mundohem te perfundoj nje balet-opera, te mbeshtetur mbi romanin Santa- Qua-ranta, te shkrimtarit Luan Rama, per balerinen Isador Dunkan, qe per 7 muaj e gjysem ka jetuar ne Sarande ne kohen e krizes se madhe te shekullit te kaluar, ku sheroi plaget e saj te renda me lotet e nxehte te nenave shqiptare. Ishte amerikane dhe gruaja e industrialistit Singer dhe vdiq si gruaja e poetit S .Esenin.
Shpirti ma do ta perfundoj kete veper, por gjyqet ma rendojne se tepermi kete shpirt.
Per kaq sa jam ketu, kam kerkuar, ne menyre te perseritur, te ringre nje ansambel te qytetit te Sarandes, si dikur, shume i suksesshem.
Eshte me mire kur kendon gjithe qyteti, se sa kur paguan taksapaguesi i tij, per koncerte play-back e ne meshire te korentit.
Edhe per kete kemi ngelur pezull? !!
Bejme shume koncerte me femijet, mundesisht pa leke, sepse nuk kemi fiancime.
As vete nuk e kuptoj pse hasim ne kaq shume pengesa. Ka diçka qe nuk shkon.
Perpiqem per qytetin tim, por pa sukses.
Ka nje heshtje te madhe. Vetem Heshtje.
Perpiqem me te gjitha forcat e mia te ndez llampat e drites e te dijes, por shoh qarte e konkretisht duar te pista, qe, me nje zell te shfrenuar, thyejne poçat e kultures e te artit.
- Ka nje debat te vjeter sa edhe tranzicioni shqiptar, rreth rruges qe ka ndjekur muzika e lehte ne dy dekadat e fundit. Tallava, muzike me tone orientale, muzike komerciale, ritme te huazuara nga gjini si: rap, dance, house etj. Si e sheh syri dhe si e degjon veshi i nje kompozitori me fame te madhe dhe pervoje te gjate, kete produkt qe ka mbushur radiot, televizionet, lokalet dhe dyqanet muzikore?
– Ketu ne Sarande, ka nje shprehje qe degjohet me raste: “ne det, ka peshk me bollek, por ai eshte i nakatosur me uje”.
Te ne, padyshim qe ka muzike, por eshte aq shume e rrethuar me zhurma, sa te brengos shume, se te kujton fatin e saj si te njejte me ate te manushaqeve.
Kemi muzike, por me shume pak identitet dhe kjo thellon edhe me shume, mungesen e emocionit artistik. Ka institucione, por ato nuk kane funksione, sepse shteti nuk pranon te mbaje pergjegjesi, njesoj sikur te themi qe kemi pushke, por nuk kane gjilpere.
Ka shembuj, sa te duash.
- I di qeveria keto?
– Ju lutem bejini pyetjet me mire: – pse duhet t’i dije, a i intereson, kush ia tha e kush i kerkoi llogari?
Avokat Ngjela thote: Asgje nuk mund te behet, po nuk i deshi qejfi Kryeministrit.
Na vjen keq, por kjo eshte e vertete shume shqetesuese. Ky piktor me mendje te ndriçuar, i pajisur me nje vullnet per ta patur zili, bashkejeton me medriokritetin, per shtate pale qejfe…?!!!
Hata e madhe. Eshte e pamundur ta besoj, edhe pse e thashe vet. Ka nje sqime te larte ne jeten e tij dhe eshte i edukuar me nje estetike qe te ben te çuditesh, se si ky aristrokrat i fjales, vizionit dhe etikes, futet te lahet ne te njejten vaske me mediokritetin …Eshte e pamundur…E ka nje hall.
Me siguri qe fshihen qellime te erreta…Megjithate…
Njerezit nuk duhet te harrojne kurre se ditet e kalendarit, si ato te mira, edhe ato te liga, rrokullisen njelloj, si per pushtuesin edhe per te pushtuarin.
- Shteti dhe arti e kultura? Si qendron aktualisht ky trinom? Sa dhe si investohet per artin e kulturen ne vendin tone?
– Ka shume investime, te shpallura e te pashpallura. Ka shume pak produkt me vlere: Ka humbur qellimi, kontrolli, pergjegjesia dhe morali. Fonde ka shume. Ky fakt na gezon, por njekohesisht dhe me frikeson. Kam pershtypjen gjer ne bindje, se me to behen QOKA.
10. Çfare mund te shtoni dicka me shume per procesin krijues?
Kohe me pare, tek te gjithe krijuesit, ishte shfaqur nje sindrome, gjate procesit te tyre krijues: kerkonin me çdo kusht, mund e sakrifice, vetem lavdine: donin te benin vetem vepra te bukura, te veçante, te suksesshme. Ne kerkim te lavdise. Edhe pse u mungonin shume gjere te rendesishme si ekonomia, kushtet e jeteses e mbi te gjitha Liria e pa kurizuar, prapeseprape, mendjen e kishin tek Lavdia. Te dukej sikur ngjanin me elefantet qe bejne nje rruge shume te gjate e te mundimshme per te gjetur ate lloj argjile, qe i ndihmonte kunder paraziteve. Nje arsye me shume, ne kembenguljen e tyre, qe edhe fakti se ata kishin pervetesuar keshillen e Arkimedit: ose hesht, ose thuaj diçka me te vyer se heshtja!
- Po Liria ju mungonte…apo jo ..?
– Jo, per cfare lirie po flisni…Une isha i lire te doja Atdheun tim e t’i kendoja atij bukur, mundesisht si P. Gaci, P. Jakova, A. Prodani, K. Laro, Ç. Zadeja. V. Koreshi, Dh. Xhuvani etj., etj. e pothuaj te gjithe…te heshtnim dhe mundoheshim te benim diçka me te vyer.
- Ksamili eshte nje shembull perfekt i tranzicionit shqiptar, ku natyra e mreku-llueshme duket se ka qene ne kontradikte te perhershme me dallgen e madhe te ndertimeve pa leje e te shkaterrimit, qe perjetoi ai breg ne vitet e fundit. Si e perjetoni kete kontradikte? Sa ju mungon Ksamili i dikurshem?
Une nuk besoj se vetem Ksamili, eshte nje shembull i veçante tranzicioni, per mua, eshte gjithe Shqiperia si e tille. Kjo qe ndodhi tek ne nuk ishte e rastesishme, por e menduar dhe e realizuar mençurisht, pa gabime, shpejt e me guxim prej militantesh, si per te provuar se lufta brenda llojit, ka te garantuar suksesin e kerkuar.
Ndertimet pa leje, te ndertuara pa nje plan urbanistik, uzurpimet e hapesirave publike buzedetit, qe sherbejne si sherr civil i perhershem, mes njerezve, ne keto hapesira pa zot, por te ruajtura mire me “trima”, sypatrembur.
Ksamili i dikurshem? Jo…Nuk me mungon, sepse natyra eshte po aty ku ka qene, ka pesuar ca ndryshime, por me kohe ato do te permiresohen dhe ajo qe eshte me e rendesishme, jam i bindur se do te shkoje “haku te i zoti”.
- …Ka nje konstatim qe degjohet gjithnje e me shume se, muzika qe realizohej ne sistemin e kaluar, kishte karakter pllakatik, ndersa sot ne demkraci, ky fenomen nuk ndodh. Eshte e vertete? Cili eshte komenti Juaj
Po, kishte nje fryme apo me mire te themi, kishte nje tendence te tille, por duhet te sqarojme me pare, se ka nje ndryshim te madh e te theksuar midis slloganit politik, qe ne shume raste ishte i dhunshem e i papranueshem, dhe pllakatit artistik, me ide dhe emocione konkrete, te qarte e te dobishem.
Fjala eshte, kur flasim per Atdheun, per Luften Çlirimtare, apo per Kombinate, Hidrocentrale ose per grumbullime te medha Sociale; nuk eshte njelloj si kur shkruajme per dashurine, divorcin apo emocione te tjera te problematikave te njeriut te thjeshte.
Dimensioni i konceptit, i tingullit dhe permasat e trupave qe ekzekutojne keto vepra, rriten. Dhe bashke me to rriten dhe emocionet shoqerore monumentale. Ne te gjitha keto raste, pergjegjesine e vleres se tyre e ka marre persiper fjala dhe tingulli dhe poeti e kompozitori.
Por jo te gjitha faqet e kesaj gjinie muzikore, jane me vlera te arrira. Shume here me to, historia luan si ia do qejfi. Ato bien e ngrihen ne vartesi te politikes e kujteses njerezore. Por, ne keto vepra muzikore, ka faqe mahnitese e kaq befasuese, sa na duket se bejme te njejtin gabim, sikur thyejme monumente te medha, qe historia nuk na i pranon, ne asnje kohe e per çdo arsye.
Le te citojme disa shembuj, si nje pjese e rendesishme e historise sone, e lene ne harrese: marshin e P.Jakoves, marshin ”Revolucioni marshon” te T. Hoshafi, marshin “Parti e punes, parti e trimave” e Ç. Zadejes, ”O parti, pranvere e kesaj toke” te F. Dedes, hymnin apotheoze te P. Gacit ”Per ty Atdhe” e shume e shume te tilla qe ka çdo kompozitor, te cilat nuk i klasifikoj si pllakatike.
Ka me shume se 50 vjet qe me ndjek ne mendje, nje pllakat i jashtezakonshem, i Naxhi Bakallit…”Afrika keput prangat” apo pllakati per 25-vjetorin e clirimit te Atdheut, i realizuar nga B. Dizdari, pllakatin shume tipik e te realizuar artistikisht per sigurimin e shtetit te S. Markos, pllakatin e Z. Matit, monumentin “Lart frymen revolucionare” te M. Dhramit dhe monumentin “Malesori” te Ll.Nikolli, dy vepra, si shume te tjera, te burgosura ne bodrumet e Galerise se Arteve. I kam kerkuar tek disa drejtore te ketij institicioni per t’i marre ne inventare te perkohshem, me pergjegjesi te plote me penalitete te larta, por nuk kam mundur te bej gje pa ndihmen dhe mbeshtetjen e Kryeministrit. E vleresoj lart kete disipline artistike institucionale, por them se perjashtimi, forcon rregullin.
Te gjitha keto vepra qe citova apo kalova neper mend e qe populli i ka te fiksuara ne kujtesen e tij historike, ne nuk duhet t’i harrojme dha as t’i nenvleresojme. Autoret kane veç te drejten t’i redaktojne, t’i pastrojne, t’i levdojne e te mburren me vertetesi-ne e tyre historike, ku si ne asnje rast tjeter jane te perjashtuar te paaftet e batakçinjte, qofshin edhe me grada e me tituj.
Me kete rast dua te besoj se jo te gjithe gjenite qe bene muzike mahnitese per Kishen, ishin besimtare. Ata besonin, vetem te bukuren dhe madheshtoren. Kete bene dhe shqiptaret. Kerkuan me kembengulje Lavdine.
14. Ne veshtrimin tuaj, si qendron raporti i qeverisjes me popullin?
Sistemet shoqerore nuk rrezohen me pamflete, refleksione, facebook, qytetari digi-tal apo grumbullimin e kapitali kombetar ne pak duar, shpeshhere te pasigurta e te pista. Keto sisteme bien vetem kur Qeverite dhe Shteti, nuk marrin pergjegjesine e nevojshme te keqqeverisjes se vendit e te popullit, si dhe bashkejetesat e saj me mediokritetin, ne nivele alarmante.
Me sa duket, eshte e vertete, ajo qe eshte thene edhe me pare: nuk ka Qeveri te keqe, por ka Qeveri qe nuk do popullin e saj.
- Kjo interviste na krijon pershtypjen se nuk keni shume dashuri per kete qeveri.
Kontraten per dashurine dhe respektin, une e kam vetem me popullin, me nje bilete vajtje-ardhje. Une kam detyra ndaj tij, ai ka plotesisht te drejte te me gjykoje. Po Qeveria?!!!
Intervistoi: Skënder Minxhozi