Presidenti i Republikës, Ilir Meta është ende me pushime dhe ai vijon me promovimin e bukurive të Shqipërisë.
Këtë mëngjes Meta përshëndet nga një perlë e Shqipërisë siç është Valbona.
“Ju përshëndesim bashkë me Dardanin nga Valbona, në lartësinë mbi 2500 metër, pranë kryemajës së Alpeve shqiptare, Jezercës”, shprehet Meta teksa bën me duar edhe simbolin e shqiponjës dykrenare.