Ryan Giggs ka thënë se Jose Mourinho është ende njeriu i duhur për ta udhëhequr Manchester Unitedin pavarësisht startit të dobët te sezonit.United janë gjashtë pikë pas liderëve të ligës Liverpool me vetëm tri ndeshje të humbura, pasi që kanë humbur dy ndeshjet e fundit kundër Brighton dhe Tottenham.
Gary Neville dhe Bryan Robson e kanë mbështetur qëndrimin e Mourinhos që nga humbja e tij kundër Spurs të hënën, kurse Giggs beson që United duhet të qendrojnë pranë portugezit.“Manchester United ka një menaxher tashmë në stolin e tyre.
Klubi është duke kaluar një fazë të vështirë, por gjithmonë ka faza të vështira”, ka thënë Giggs, kur është pyetur nëse ai do të jetë zëvendësimi i mundshëm i tij.
“Nuk e di ku do të shkoj Manchester united pas Jose Mourinhos. Mendoj që ata kanë njeriun e duhur në stol dhe duhet ti qëndrojnë afër atij. Klubi, lojtarët dhe tifozët duhet të bashkohen për të fituar”, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)