Ish-ministri Brendshëm, Saimir Tahiri është duke shijuar pushimet në vendlindje dhe këtë e thotë me krenari në çdo foto që publikon. Gjatë ditës së sotme, ish ministri ka prezantuar me anë të një fotoje dhe rrapin e familjes së tij duke lëshuar një mesazh paksa me ‘thumb’. “Rrapi i Tahirajve, – Gusmar; Si në ekran vendlindja më shjellet, kanë rënë çatitë, po mbahen themelet”- shkruan në foto Tahiri.
Kujtojmë se ish ministri i akuzuar nga PD për lidhje me Habilajt ende nuk ka mbyllur hesapet me drejtësinë, që siç e quan vetë ai është një luftë për të vërtetën. Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të kërkojë për herë të dytë kohë për të mbledhur prova kundër tij.
ma.me