Donald Trump njoftoi sot largimin e afërt të avokatit të Shtëpisë së Bardhë, Don McGahn pikërisht në momentin kur hetimi i prokurorit special, Robert Mueller po bëhet gjithnjë e më shumë kërcënues për rrethin e ngushtë të presidentit të SHBA-së.
”Avokati i Shtëpisë së Bardhë, Don McGahn do të lërë postin në vjeshtë, menjëherë pas konfirmimit të gjyqtarit Brett Kavanaugh në Gjykatën Supreme’’, njoftoi Trump në një postim në Twitter.
”Kam punuar për një kohë të gjatë me Don dhe e vlerësoj vërtetë punën e tij”, shtoi ai, pa dhënë më shumë sqarime në lidhje me arsyet e largimit.
/b.d