Prokuroria e Tiranës është vënë në lëvizje pas publikimit të një audio-përgjimi ku pretendohet se dëgjohen nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba dhe anëtarit të Gjykatës të Strasburgut, Ledi Bianku.
Një Oficer i Policisë Gjyqëore të prokurorisë së kryeqytetit është ngarkuar me detyrën e kryerjes së verifikimeve për rastin.
Pas kryerjes së verifikimeve paraprake, administrimi i materialit audio apo qartësimi i mënyrës së përfitimit të saj, hetuesit do të vlerësojnë nëse ka vend për nisjen e një procedimi penale.
Biba thote se materiali i publikuar është tendecioz dhe i publikuar fragmentalisht duke e shkëputur nga konteksi.
“S’ka nevoje te beni dedektivin me mua. Une e kam takuar mikun tim Ledi Bianku, nder te tjera edhe ne viziten zyrtare prane GJEDNJ, ku isha pjese e delegacionit te kryesuar nga ish zv kryeministri i kohes. Metafora e trenit ishte ne pergjigje te pyetjes qe Bianku me beri mua se “perse pranova detyren e kryetarit te KPP”, duke qene se ishte ne dijeni te aspirates sime per Gjykaten Kushtetuese. Ja kaq e thjeshte eshte. Mjaft te degjoni biseden e plote, dhe do ta kuptoni qe “sakrifica” e perfolur ishte e imja dhe s’kishte asnje lidhje me z.Bianku. Isha une qe pranova nje detyre qe nuk e doja. Kerkoni biseden e plote! E keni per detyre”, shprehet Biba.
a.ç