Është i njohur prej kohësh fakti se disa ushqime janë aleatë shumë të mirë të seksit dhe në sajë të vetive të tyre afrodiziake, mund ta transformojmë një mbrëmje romantike, në një natë pasioni.
Për meshkujt, ushqimet më të rekomanduara janë asparagët, luleshtrydhja dhe çikorja, pasi stimulojnë prodhimin e hormoneve të tyre.
Por në regjimin ushqimor të atyre që duan të jenë “hamshorë” të vërtetë, nuk duhet të mungojnë qepa dhe hudhra, ashtu si dhe hithra, ushqime që stimulojnë qarkullimin e gjakut.
Ndërkohë specat djegës cilësohen si afrodiziak të vërtetë, pasi stimulojnë fluksin e gjakut në zonat gjenitale. Edhe erëzat ndikojnë për të përmirësuar performancën në shtrat.
Kanella, rozmarina, zaferano dhe xhinxheri janë çudibërës, duke u cilësuar si rregullator natyral të testosteronit në prostatë, shkruan noa.al. Nëse së fundmi keni pasur rënie dëshire, provoni këto ushqime që ju sugjeruam.
/b.d