Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me drogë në makinë, të cilën dyshohet se do ta shiste në doza të vogla. I arrestuari është Sajmir Duriçi, 27 vjeç, banues në Dushaj-Bulqizë, i dënuar më parë për vjedhje.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë
Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike i cili drejtonte dhe automjetin pa leje drejtimi.
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas po përgatitej të shiste lëndë narkotike në doza të vogla, nga efektivët e Sektorit për Krimet në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në hyrje të qytetit të Bulqizës kanë ngritur një pikë kontrolli ku kanë ndaluar një automjet me drejtues shtetasin Sajmir Duriçi, ku gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi se drejtonte automjetin pa u paijsur me leje drejtimi.
Gjithashtu rezultoi se nën sedilen e pasme të automjetit kishte fshehur një çantë ku brenda saj kishte një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sattiva.
Nga informacionet e grumbulluara dyshohet se do ta shiste në doza të vogla.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në fund të veprimeve të para hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi:
Sajmir Duriçi, 27 vjeç, banues në Dushaj-Bulqizë ( I dënuar më parë për Vjedhje)
Materialet do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Prodhimit dhe shitje të narkotikëve” , “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt ”, parashikuar nga nenet 283/1, 291 të Kodit Penal.
ma.me