Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Përrenjas- Qafë Thanë. Dy automjete, një me targa të Tiranës dhe një tjetër me targa të Maqedonisë janë përplasur në këtë aks, e për pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona.
Nga të plagosurit janë 5 gra dhe 2 fëmijë, 3 prej grave shtetase të Maqedonisë. Të gjitha janë dërguar në spitalin e Librazhdit.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, ndërsa dyshohet se aksidenti ka ndodhur gjatë një parakalimit të gabuar/a.ç