Irani i ka kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) që të heqë sanksionet e vendosura nga SHBA pasi të braktiste marrëveshjen mbi programin bërthamor të Teheranit.
Avokati iranian Mohsen Mohebi tha se SHBA ka për qëllim të dëmtojë ekonominë e Iranit sa më shumë të jetë e mundur dhe se ka shkelur një traktat të miqësisë e nënshkruar në vitin 1955.
Shtetet e Bashkuara pritet të argumentojnë se sanksionet nuk shkelin traktatin. Ekonomia e Iranit ka rënë që kur presidenti i SHBA, Donald Trump urdhëroi që rivendosjen e sanksioneve në maj.
Monedha iraniane, rialja, ka humbur gjysmën e vlerës së saj kundrejt dollarit, norma mujore e inflacionit është rritur në 10.2% dhe papunësia qëndron në 12.5%.
Të dielën, parlamenti i Iranit votoi për të shkarkuar Ministrin e Financave Masoud Karbasian për dështimin e tij për të adresuar problemet ekonomike të vendit.
a.ç