TIRANE– Policia e Shtetit ka reaguar pas videos së publikuar nga PD, ku shfaqen dy persona të cilët kanë djegur tre ditë më parë makinën e parkuar të nënkryetarit të Bashkisë Mallakastër Hajredin Serjanaj. Deputeti i PD, Alibeaj shprehej më herët se policia kishte fshehur ngjarjen dhe e konsideronte si aksidentale, ndërsa në reagimin e Policisë së Shtetit thuhet se ngjarja është bërë publike përmes dy informacioneve dhe materialet janë referuar në prokurori për zjarrvënie të qëllimshme.
Sqarim i Policisë së Shtetit:
Në lidhje me një status të publikuar në rrjetet sociale nga deputeti E.Alibeaj me pretendimi se “policia ka fshehur ngjarjen ku është djegur makina e Nënkryetarit të Bashkisë Mallakastër”, sqarojmë se:
Në informacionin paraprak për mediat është dhënë njoftim se paraprakisht dyshohet se djegia e makinës ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.
Pas hetimeve të kryera dhe kqyrjes së kamerave, ka rezultuar se djegia e makinës dyshohet se është e qëllimshme dhe për këtë janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.
Të dy informacionet, (informacioni paraprak edhe informacioni pas hetimeve) janë pasqyruar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, konkretisht:
Ne date 24 gusht 2018:
Në datën 24.08.2018, rreth orës 02:35, në lagjen “29 Nëntori” Ballsh, është djegur mjeti tip BMW (i parkuar) në pronësi të shtetasit H.S (Nënkryetar i Bashkisë Ballsh). Paraprakisht dyshohet se makina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”.
Ne njoftimin e publikuar ne date 25 gusht 2018:
“Në vijim të veprimeve për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit në mjetin tip “BMW”, të shtetasit H.S., 37 vjeç (Nënkryetar i Bashkisë Ballsh), u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal”.
Policia e Shtetit nen drejtimin e Prokurorise po vijon hetimet per zbardhjen e autoresise se ngjarjes.
a.ç