PUKE- Një aksident ka ndodhur në fshatin Dedaj të Pukës gjatë ditës së sotme, ndërsa një makinë ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur A.Mehmeti, 18 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Pukës.
Por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, 18-vjecari pritet të transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e aksidentit. Forca policie vijojnë hetimet.
a.ç