Juventus ka fituar edhe ndeshjen e dytë të sezonit. Skuadra e Max Allegri-t ka mposhtur pa shumë probleme Lazio-n me rezultatin 2-0.
Me këtë fitore Juve merr kryesimin e Serie A, me ndeshjet e tjera të javës së dytë që luhen ditën e diel.
Pas disa mundësive të mira nga të dyja skuadrat, duhej ndihma e Miralem Pjanic për të zhbllokuar rezultatin për Juve-n.
Në krahun tjetër të portës, Juve krijon, por nuk finalizon teksa duket se është një tjetër ditë jo për yllin portugez Cristiano Ronaldo, i cili edhe sot kishte disa mundësi për të shënuar golin e tij të parë me Juventus në kampionat por ka qenë i pafat.
Sidomos në golin e dytë, kur ishte me portën e boshatisur por nuk ka reaguar shpejt nga devijimi i Strakoshës, por Mandzukic mbrapa tij ka dërguar topin në rrjetë.