Austria duhet të bëjë maksimumin gjatë presidencës së saj të BE-së, për të ulur tensionet në të gjithë Europën, deklaroi dje kancelari austriak, Sebastian Kurz gjatë një fjalimi për anëtarët e partisë më të madhe të qendrës së djathtë në Gjermani.
“Austria ka një mundësi të mirë për nxitjen e marrëdhënieve për shkak të vendndodhjes së saj në qendër të Europës dhe të lidhjeve të saj me Europën Lindore”, deklaroi Kurz gjatë një takimi në shtetin lindor gjerman të Turingisë, përpara rreth 3 000 anëtarëve të partisë Unioni Kristian Demokrat (CDU) të kancelares gjermane, Angela Merkel.
Sipas kancelarit Kurz, “një nga arsyet pse Europa është duke u shqyer, është sepse fluksi i madh i emigrantëve gjatë viteve të fundit ka bllokuar aftësinë e disa vendeve për të siguruar ndihma, si dhe ka nxitur armiqësinë mes grupeve pro dhe antiemigrantëve”.
“E gjithë kjo ka treguar se Europa po arrin limitet e saj në një kohë kur nuk ka kufijë të jashtëm funksionalë”, shtoi Kurz.
/b.d