Gjykata e Fierit ka lënë në “arrest me burg” 31-vjeçarin, Edmond Asllani, i ndaluar si shkaktar i aksidentit të ndodhur në aksin Fier-Levan, ku humbi jetën një 27-vjeçare shtatzënë dhe u plagosën disa të tjerë.
Në seancën për masën e sigurisë, prokurore e çështjes ishte Ervisa Hyka ndërsa gjyqtare Marsela Dervishi.
Aksidenti u shënua mesditën e 21 gushtit në vendin e quajtur “Liqeni”, ku fillimisht u përplasën dy mjete dhe më pas një e tretë.
Përplasja rezultoi fatale për Majlinda Trokën, rreth 27 vjeçe, e cila për pak muaj priste të sillte në jetë një fëmijë.
Ajo udhëtonte si pasagjere bashkë me vajzën në mjetin tip “Audi” që drejtohej nga vjehrri i saj Astrit Troka, të cilët mbetën të plagosur. Sipas burimeve policore, në mjet ishte edhe një grua tjetër e cila nuk mori lëndime.
Ndërsa mjeti tip “Benz” drejtohej nga Leorant Troka që udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët.
Nga të dhënat e para rezulton se shtetasi Edmond Asllani duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Leorant Troka dhe me mjetin tip “Audi”i drejtuar nga vjehrri i gruas shtatzënë.
a.ç