Momenti kur një oficere policie në detyrë ushqen me gji një fëmijë të vogël bëri xhiron e botës. Celeste ishte në shërbim në një spital fëmijësh në kryeqytetin argjentinas Buenos Aires.
Kur pa djalin e vogël që qante, kuptoi se ai ishte i uritur. Oficerja që sapo kishte sjellë në jetë një fëmijë, kërkoi leje ta ushqente me gji. Veprimi i veçantë u fotografua dhe bëri jehonë në mediat botërore. Të shumta ishin komentet pozitive për Celeste Ayala-n.
Por së fundi ajo ka marrë edhe një shpërblim profesional. Oficerja përfitoi rritje në detyrë duke marrë gradën e rreshteres për gjestin e sa njerëzor aq edhe heroik.
Në një intervistë për mediat vendase, Celeste thotë se mendimi për të ushqyer fëmijën ishte një veprim spontan dashurie. Mu zgjua në çast instinkti i nënës, tha ajo.
Minsitri për sigurinë falenderoi personalisht rreshteren e re, duke thënë se ajo ishte shembulli i policisë së Argjentinës./a.ç