Aktori i madh Robert Ndrenika i ka përcjellë për të disatën herë mesazh kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj mbi çështjen e Teatrit Kombëtar.
Pasi ka parë Veliajn që viziton xhaminë e re, Ndrenika i rikujton Veliajt se Xhamia dhe Kisha e shqiptarëve është teatri.
“Zoti Erjon Veliaj, Kryebashkiak i Tiranës. U gëzova shumë sot tek ju pashë duke vizituar xhaminë e re që po ndërtohet me sukses në Tiranë.
Me këtë rast dua t’iu RIKUJTOJ se Xhamia dhe Kisha e shqiptarëve është TEATRI!”, shkruan Ndrenika në postimin e tij në Facebook.
a.ç