Policia e Tiranës, ka arrestuar një person, me 4.2 gram kokainë, në makinë.
Në pranga u vu shtetasi me inicialet D. Sh., vjeç 41, banues në Tiranë, në cilësinë e provës materiale u bllokua edhe mjeti luksoz, tip ”Porsche”, lënda narkotike dhe një celular.
Njoftimi i policisë:
U arrestua në flagrancë shtetasi D. Sh., vjeç 41, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, nga kontrolli në mjetin tip “Porche”, iu gjetën 4.2 gr. lëndë narkotike e llojit Kokainë. Në cilësinë e provës materiale u bllokua mjeti, lënda narkotike dhe një celular. Neni 283 i Kodit Penal.
a.ç