Sami Khedira ka refuzuar një ofertë të Paris St. Germainit, shkruan të enjten gazeta turineze Tuttosport.
Me ardhjen e Emre Canit, Khedira nuk shihet më si titullar në mesfushën e “Zonjës së Vjetër”, andaj largimi i tij është shumë i mundshëm në ditët e fundit të afatit kalimtar.
Vetë futbollisti është i interesuar të qëndrojë te Juventusi dhe të luftojë për një vend në përbërjen e parë, përgatiti Koha. (b.an)