Një person i armatosur hapi zjarr sot kundër policisë në qëndrë të Moskës, duke plagosur një polic, njoftoi në një komunikatë Komiteti rus i Hetimit, organi kryesor i ngarkuar me hetimet kriminale.
“Sipas hetuesve, një person ka hapur zjarr pa asnjë arsye kundër disa policëve që po kalonin pranë tij në një rrugicë në Moskë, jo shumë larg Ministrisë së Punëve të Jashtme”, sipas një komunikate.
Policët u përgjigjën dhe plagosën sulmuesin, që është shtruar në spital.
“Një polic është plagosur gjithashtu”, theksohet në komunikatë.
Sipas policisë ruse të cituar nga agjencia zyrtare TASS, forcat e rendit të shënjestruara nga ky sulm bënin pjesë në një regjiment special të ngarkuar me garantimin e mbrojtjes së misioneve diplomatike të huaja në Rusi. /b.d