Bashkimi Evropian pranoi të akordojë 18 milionë euro ndihmë për Iranin, duke përfshirë sektorin privat, për të ndihmuar në kompensimin e ndikimit të sanksioneve të SHBA-së dhe për të shpëtuar një marrëveshje të vitit 2015, që pa Teheranin të kufizonte ambiciet e saj bërthamore.
Njoftimi është pjesë e përpjekjeve të profilit të lartë të bllokut për të mbështetur marrëveshjen bërthamore që Presidenti Donald Trump braktisi në maj. Ai është pjesë e një pakete më të gjerë prej 50 milion euro të destinuara për Iranin në buxhetin e BE.
BE po punon për të ruajtur tregtinë me Iranin, i cili ka kërcënuar se do të ndalojë përmbushjen e marrëveshjes bërthamore nëse nuk arrin të shohë përfitimet ekonomike të lehtësimit nga sanksionet.
Shefja i politikës së jashtme të bllokut Federica Mogherini tha në një deklaratë se Bashkimi Europian mbetet i angazhuar për bashkëpunim me Iranin.
“Kjo paketë e re do të zgjerojë marrëdhëniet ekonomike dhe sektoriale në fushat që janë të dobishme për qytetarët tanë”, tha ajo.
Blloku do të shpenzojë 8 milionë euro për sektorin privat të Republikës Islamike, duke përfshirë ndihmën për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe Organizatën e Promovimit të Tregtisë të Iranit.
Një tjetër shifër prej 8 milionë eurosh do të shkojë në projektet mjedisore dhe 2 milionë euro për të luftuar dëmet e shkaktuara nga droga.
ma.me