Deputetja e Albana Vokshi ka ngritur gishtin e akuzës mbi kryetarin e Bashkisë së Tiranës për manipulimin e opinionit publik lidhur me zjarrin që ka rënë në dy çerdhe të Tiranës.
“Jo vetëm nuk ka asnjë reagim zyrtar nga kryebashkiaku, por ai po bën gjithçka për të manipluar opinionin publik. – tha Vokshit. – Faktet treguan se sa të pasigurt janë fëmijët në kopështet dhe çerdhet e Tiranës. Zjarrfikësit në tejkalim pohuan atë që Veliaj pohoi se zjarrvënia ishte e qëllimshme.
Provat qesharake se ishin gjetur shkallë ngjajnë me gënjeshtrat e Griseldës së rrëmbyer nga qeverisja e PD-së.
Ftojmë mediat të publikojnë deklaratën e Drejtoreshës së Çerdheve, e cila pohoi se kjo nuk kishte ndodhur në çerdhe, por jashtë godinës; se atje nuk gatuhej me gaz etj. Si drejtoresha e Çerdheve ashtu dhe Zjarrfiëksit po mbulojnë Erion Veliajn.
Heshtja e Erion Veliajt është provë e fajit të tij dhe ai rrezikon jetën e fëmijëve. Në asnjë vend të botës një kryetar bashkie nuk do të heshtte, por do të shkonte në çerdhet e përfshira nga zjarri dhe do të kërkonte hetim, kurse në Shqipëri fëmijët përdoren si fasadë. Qytetarët e Tiranës nuk e meritojnë një kryebashkiak si Erion Veliaj.” – tha Vokshi.
/b.d