Vitin tjetër Festa e Bajramit do t’i gjejë besimtarët myslimanë me një xhami të re. Kështu shprehet Bashkia e Tiranës, e cila njofton se kryetari Erion Veliaj, i shoqëruar nga Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, inspektuan punimet që po kryhen në Xhaminë e Namazgjasë.
Përmes fotografive të shpërndara për mediat, Bashkia ka publikuar kështu edhe pamjet e brendshme.
Punimet në Xhaminë e Namazgjasë janë në fazën e tyre përmbyllëse të rifiniturave, instalimeve elektrike, mekanike, si edhe veshjes me gurë, të cilat pritet të mbyllen brenda 2 muajsh.
Ndërsa, një grup që do të vijë nga Turqia do të kryejë dhe punimet e kaligrafisë, të vizatimeve dhe punimet e allçisë për t’i dhënë kështu dorën e fundit shtëpisë së re të besimtarëve myslimanë. /JavaNews/b.d