Pavarësisht se Greqia e liroi duke pranuar se ndalimi ishte gabim i policisë, pasi Edmond Bego nuk rezulton në kërkim, PD ka vijuar sulmet ndaj biznesmenit dhe deputetit të PS, Taulant Balla
Në një konferencë për mediat, Edmond Spaho deklaroi se kompania e biznesmenit Bego ka përfituar tendera nga OST.
Spaho hedh akuza ndaj Ballës se ka ndikuar që miku i tij të përfitojë tendera nga buxheti i shtetit.
“I dënuari për trafik droge në Itali, miku i Ballës, mori tendër 100 milionë euro nga OST. A ka bërë Balla seksesin e mikut të tij trafikant? Kompania e Edmond Begos përfitoi tendera nga OST”, deklaroi Spaho
a.ç