Policia e Elbasanit ka arrestuar një 68-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.
Në pranga është vënë shtetasi Adem Shabani, 68 vjeç, banues në lagjen “5 Maj” Elbasan.
Mësohet se arrestimi i tij është kryre në flagrancë, pasi për motive të dobëta në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me grushta dhe sende të forta, vëllain e tij shtetasin I.Sh., 67 vjeç, banues në Elbasan.
Mësohet se materialet I kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
a.ç